Përveç shpenzimeve për rregullim të veturës së kryetarit, komuna e Klinës ka harxhuar mijëra euro edhe për veturat tjera në vlerë prej 46 mijë e 769 euro.
Sipas Organizatës jo Qeveritare Koha që e monitoron komunën e Klinës shpenzimet kanë pësuar rënie për dallim nga viti që shkoi.
Sipas OJQ Koha në vitin që shkoi komuna ka shpenzuar për dreka zyrtare 9 mijë e 539 euro ndërsa vitin paraprak(2015) kishte shpenzuar në këtë kategori mbi 17 mijë euro.
Sipas OJQ-së ka pasur rënie edhe në shpenzime të karburanteve për dallim nga viti paraprak që ishin gati 90 mijë euro.
Monitoruesit e komunës kanë bërë të ditur se rënie të shpenzimeve ka edhe në përdorimin e telefonisë ndërsa ka rritje në disa shpenzime tjera.
Udhëtimet jashtë vendit për këtë periudhë kapin shifrën prej 4,095.20 euro duke pësuar rritje prej 15.70 për qind ndërkohë komuna nuk publikon lajme dhe agjendë për udhëtime jashtë vendit.
“Shqetësuese mbetet rënia e shpenzimeve për projekte kapitale të cilat gjatë vitit 2016 kanë pësuar rënie prej 13.76% krahasuar me vitin 2015 gjatë së cilit këto shpenzime kane qenë 2,171,149.03 euro.
Gjithashtu, shqetësim tjetër përbëjnë pagesat për vendimet gjyqësore, në rastet e humbura nga komuna, ku gjatë vitit 2016 këto pagesa kapin shifrën prej 94,850.76 euro duke u rritur për 114.08%, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2015 ku këto shpenzime arrinin shumën prej 44,305.26 euro”, thuhet në komunikatën e OJQ Koha.
Nga dënimet e gjykatave, si ilustrim, do e detyronin komunën e Klinës të paguajë rreth 10.83 për qind të totalit prej 872 mijë euro nga të hyrat vetanake që janë derdhë në buxhetin Komunal.