Sport

Zidane në rrezik


Publikuar më:


Capture-67-650x358

Zinedine Zidane është në një periudhë kritike e që do të jetë vendimtare për fatin e tij në postin e trajnerit të Real Madridit.

Zinedine Zidane mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Nëse skuadra eliminohet nga Wolfsburg në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, francezi do të lirohet nga detyra.

“Los Blancos” janë mposhtur në takimin e parë në Gjermani me rezultat 2:0.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Zidane do të shkarkohet nëse gjërat shkojnë keq në ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme, përcjell “Lajmi.net”.

Zidane u emërua në detyrë më herët gjatë këtij sezoni si pasardhës i Rafael Benitezit.

 

Comments
To Top