26,04,2024

Zbulohet kompania kineze që kërkon koncesionarin e Aeroportit të Rinasit

Must Read
Aeroporti i Rinasit

Marrëveshja, e cila i hap rrugë fluturimeve ndërkombëtarë edhe nga aeroporti i Kukësit, apo të tjera që mund të ndërtohen në të ardhmen, do të kalojë për diskutim në Parlament për të marrë më tej votat e deputetëve.

Ndërkohë, por sot, Report TV ka mësuar se cila është kompania kineze që po negocion për blerjen e koncesionit të Rinasit.

China Everbright është grupi kinez i investimeve i përfshirë në negociata për të blerë koncesionaren gjermane që administron Aeroportin e Rinasit.   Tre kompanive që zotërojnë aksionet e Tirana International Airport kanë nisur prej kohësh tratativat për shitjen e kontratës monopolare.

Negociatat për shitjen e shoqërisë vijnë në një çast kur qeveria ka gjetur marrëveshjen me shoqërinë koncesionare për heqjen e ekskluzvitet të fluturimeve ndërkombëtare. Pas dy vitesh negociatash qeveria bëri me dije se e bindi kompaninë të heqë dorë nga ekskluziviteti i fluturimeve në këmbim të zgjatjes me 2 vjet të kontratës koncesionare, e cila është dhjetë vjeçare.

The post Zbulohet kompania kineze që kërkon koncesionarin e Aeroportit të Rinasit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img