24,04,2024

Zbulohet e kaluara kriminale e shqiptarit që i prenë kokën në Greqi

Must Read

Makabritetin ata e cilësojnë si krim për hakmarrje me simbolikë të lartë I riu ishte rritur në një familje me shumë probleme ekonomike dhe ishte vet i gjashtë.

Ai kishte muaj që kërkonte punë deri sa një fermer i fshatit Thesprotia i ofroi punë si bari. Mes pistave që po hetohen është edhe ajo e “Kanunit”, duke qenë se Tërpollari kishte një të kaluar kriminale. Sipas rezultateve të autopsisë, në trupin e tij nuk ka asnjë shenjë dhune.

Ai mund të jetë qëlluar në qafë dhe më pas i është prerë plotësisht koka, raporton “news247.gr”. Mjekët që kanë kryer autopsinë thonë se shqiptarit i është prerë koka me thikë rreth orës 20:00 të së dielës. 25­vjeçari mund të jetë therur në një kohë kur po flinte dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë 2­3 metra duke i këputur plotësisht kokën nga trupi.

Policia greke gjithashtu nuk e përjashton pistën që i riu mund të ketë zbuluar “liderët” e një mafia shqiptare, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe ekzekutimin e tij.

Në mënyrë që kjo të ishte një manifestim shembullor për të tjerët u vra në këtë mënyrë çnjerëzore. Viktima ishte dëbuar më parë nga territori grek nga autoritetet, por ai është rikthyer sërish.

Përveç të kaluarës me precedentë, policia greke thotë se shqiptari ishte dhe përdorues droge. Kjo çon në pistën që Tërpollari mund të ketë bashkëpunuar me mafien shqiptare për transportin e drogës në Greqi. Fakti që koka e tij ende nuk është gjetur çon në dyshimet se mund të jetë marrë nga ekzekutuesi si dëshmi për vrasjen e tij./Panorama/

The post Zbulohet e kaluara kriminale e shqiptarit që i prenë kokën në Greqi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img