Sport

Zbulohen planet e ISIS-it për sulme terroriste në kampionatin evropian (Foto)


Publikuar më:


isis1

Janë zbuluar detajet shokuese të planeve të ISIS, për të sulmuar evropianin ‘Francë 2016’ në futboll.

E përditshmja franceze ‘Liberation’ ka bërë të ditur se ISIS ka plane që të kryejë sulme në Francë gjatë kampionatit evropian të futbollit, transmeton Gazeta Blic.

Lajmi është bëri i ditur nga Mohamed Abrini, 31-vjeçari i cili u kap në Belgjikë javën e kaluar pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit.

‘Liberation’ gjithashtu ka dhënë citime nga një burim i policisë franceze në lidhje me planet terroriste:

“Nuk është ndonjë lajm ekskluziv apo zbulim i madh fakti që terroristët dëshirojnë të sulmojnë kampionatin evropian. Forcat e sigursë vazhdimisht zhvillojnë skenare të sulmeve dhe mënyra se si të kundërpërgjigjen”, thuhej në një deklaratë të policisë së Francës.

“Nëse pohimet e Abrinit janë të sakta, atëherë kjo konfirmon faktin se Belgjika është një bazë operative e cila duhet të përcjellet edhe më intensivisht. Rrjetet e xhihadit janë takuar atje që 10 vite”.

Kampionati evropian ‘Francë 2016’ do të mbahet nga 10 qershori deri më 10 korrik. /Gazeta Blic/Cfs6cB8XIAEJxto

Comments
To Top