Uncategorized

Zbulohen detajet e grabitjes dhe përdhunimit të çiftit në pyllin e Semanit


Publikuar më:


Endri Goga është dënuar me 24 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Shaban Skeja, me 9 vjet. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye, ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.

Hetimet kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Më 20 tetor 2014, çifti V.M dhe E.A. kishin dalë për shëtitje në zonën e plazhit të Semanit. Në një moment intim, pranë makinës së tyre janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë ushtruar dhunë, me qëllim marrjen e portofolëve dhe sendeve me vlerë që kishin në posedim.

Skeja ka nxjerrë nga makina shtetasin V.M., duke e shtrirë në tokë nën kërcënimin e armës, ndërkohë që Goga ka ushtruar kontroll për sende me vlerë në automjetin e çiftit, ku gjendej edhe e dëmtuara E.A.

Gjatë kontrollit të mjetit, Goga ka kërcënuar me armë vajzën, duke ushtruar ndaj saj edhe dhunë seksuale. Pas akteve të dhunës, dy të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dëmtuarit kanë bërë kallëzim në Polici.

Goga dhe Skeja u arrestuan pak kohë pas ngjarjes.

The post Zbulohen detajet e grabitjes dhe përdhunimit të çiftit në pyllin e Semanit appeared first on Lajminet.

Comments
To Top