26,04,2024

Zaev: Në Vjenë, pas anulimit të faljes dhe zgjedhjeve

Must Read
Zoran Zaev

 

“E respektojmë iniciativën e euro-deputetëve dhe komisionarit Hahn për organizimin e takimit të liderëve nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës në Vjenë. Që LSDM-ja të marrë pjesë në takimin në Vjenë fillimisht duhet të plotësohen dy parakushte, e para Ivanov të tërheq të gjitha vendimet e turpshme për falje që miratoi me porosi të Gruevskit në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe e dyta të mblidhet kuvendi me qëllim tërheqjen e vendimit të mbahen zgjedhje me 5 qershor për shkak të mos-plotësimit të kushteve kyçe, për zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike”, tha Zoran Zaev, LSDM.

I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së të cilët thanë se LSDM-ja vetëm vazhdon të gjejë alibi për të mbajtur të gjallë krizën. Sipas tyre, Kryetari i Parlamentit Veljanovki tashmë ka treguar se nuk ka mundësi kushtetuese për thirrje të seancës së kuvendit kurse Presi denti Ivanov nuk ndryshon vendimin edhe pse atë ja ka kërkuar edhe partia e tyre.

“Zoran Zaev sot solli një vendim të papërgjegjshëm dhe destruktiv duke ikur nga bisedimet me të cilët duhet të gjendet rruga që çon në zgjedhje dhe zgjidhjen e krizës politike. Kërkesat që I bëri LSDM-ja nuk janë drejtuar në adresë të VMRO-DPMNE-së. Zoran Zaev me ikje nga bisedimet e caktuara në Vjenë dëshmoi se vetëm për shpëtimin e karrierës personale ka për qëllim ta mbajë peng Maqedoninë edhe gjatë kohë”, u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Kreu i integristëve Ahmeti tha se nuk mund ti shmanget ftesës së komisionarit Han, por shtoi se pret edhe vendimin përfundimtar të partive tjera politike.

“Nuk do dëshiroja që të na përsëritet Brukseli, të takohemi dhe më pas të kthehemi kokulur pa arritur ndonjë marrëveshje, nuk dëshirojë që kjo të ndodhë edhe në Vjenë. BDI do të presë edhe sot. Pjesëmarrja jonë në Vjenë, n? ?se janë pajtuar edhe liderët tjerë, ne si BDI nuk do t’i shmangemi ftesës së Hanit dhe tre euro-deputetëve Vajgell, Kukan dhe Houit. Në këtë situatë siç është krijuar tani, pas vendimit të papërgjegjshëm të Ivanovit, duhet menduar si do shkojmë në Vjenë dhe si do kthemi nga Vjena këtu”, tha Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Nga PDSH-ja nuk janë prononcuar nëse Menduh Thaçi do të udhëtoj të premten në Vjenë.

The post Zaev: Në Vjenë, pas anulimit të faljes dhe zgjedhjeve appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img