Uncategorized

Zaev arsyetohet përse nuk publikoi përgjimin për rastin “Monstra”


Publikuar më:


Lideri i LSDM-se, Zoran Zaev

Ai ka thënë se si qytetar do të dëshironte të publikonte përgjimet në rastin “Monstra”, por si lider I opozitës është dashur të ketë kujdes, nga frika e rrënimit të unitetit të etnive.

“Si qytetar edhe unë dëshiroja që të publikohen, por si lider i opozitës patjetër duhej të kisha kujdes. Vlerësimet ishin se mund të rrënohej uniteti që krijuam si etnitete të ndryshme në Maqedoni, dhe që më pas me publikimin nuk do të arrinim efektin që do ta dëshironim.  Edhe pse publikam rastin me Lube Boshkovskin, ai nuk u lirua nga burgu. Edhe nëse do ta bënim këtë edhe për të dënuarit e Liqenit të Smilkovcës, ata nuk do të liroheshin nga burgu. Gjithsesi me këtë ne vendosëm që të ruajmë unitetit. Tanimë me formimin e Prokurorisë Speciale, u hap edhe ky proces. Në periudhën që vjen do të ketë hapa serioz për të vërtetën dhe drejtësinë që do të dal në shesh për këtë ras. Shpresoj që drejtësinë do ta pres çdokush. Nëse dikush është i pafajshëm dhe rri në burg do të pres drejtësinë”, thekson Zaev, raporton Zhurnal.

Zavev ka thënë se pret finalizim të këtij rasti, për shkak se çdo qytetarë në Maqedoni do ta mirëpres drejtësinë./ lajmi.net.

The post Zaev arsyetohet përse nuk publikoi përgjimin për rastin “Monstra” appeared first on Lajminet.

Comments
To Top