26,04,2024

WikiLeaks publikon e-mail-et e partisë së Erdoganit, ja çka thuhet për Gruevskin

Must Read

Në një deklarim në ueb sajtin e tyre, dje WikiLeaks shkroi: “Sot, ora 11 pasdite në Ankara, WikiLeaks publikon pjesën e parë të e-maileve të partisë së Erdoganit, AKP-së. AKP apo Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, është partia udhëheqëse në Turqi dhe është forca politike prapa presidentit të shtetit, Recep Tayyip Erdogan”, transmeton Telegrafi.com.

Ky portal ka gjurmuar komunikimet elektronike për politikanët e Maqedonisë dhe përcjell rezultatet se çka thuhet për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Për Gruevskin ka një rezultat kur kërkohet sipas mbiemrit. Letra është dërguar nga emaili digi.security@isnet.net.tr drejt një grupi njerëzish të lidhur me Google Groups që mendohet të jenë funksionarë të AK Partisë.

Emaili ku përmendet Gruevski është dërguar me datë 24 qershor dhe mbi të gjitha flitet rreth aferës së përgjimeve dhe publikimit të bombave të liderit të opozitës Zoran Zaev ku përmendet krimi financiar dhe krimi zgjedhor që u dëgjua edhe tek ”bombat” e LSDM-së.

Në email përmendet edhe reagimi i Komisionit Evropian për 67000 telefonatat e përgjuara dhe se në Maqedoni janë përgjuar mbi 20.000 njerëz.

Në email flitet gjithashtu edhe për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për bisedimet në krizën e Maqedonisë.

Në të vërtetë, emaili përmban informacione që kompania e kontraktuar e ka dërguar për të informuar AK partinë dhe funksionarët e partisë së presidentit Erdogan për atë se çka ka ndodhur në botë dhe rajon.

Kompania që del sipas email adresës është ”İşNet”dhe emaili është dërguar në ora 07:55 në mëngjes. Lajmi i bashkangjtur me emailin buron nga portali Haber Turk. Vlen të theksohet se lajmi i njejtë nuk ekziston më në ueb faqen e Haber Turk.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img