19,04,2024

VV: Thaçin kurrë s’do ta njohim si president. Ai erdhi me shantazh e me blerje të votave të LDK-së

Must Read

Albin-Kurti4

 

Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi lëshuar për medie ka theksuar se kurrë nuk do ta njoh Hashim Thaçin si president të Kosovës. Sipas VV-së, Thaçi erdhi në këtë pozitë përmes shantazhit dhe blerjes së votave të LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Kumtesa e plotë e VV-së:

Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.

Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.

Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.

Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.

Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img