29,03,2024

Familja e tifozit që vdiq në stadium, kërkojnë gjetjen e policit përgjegjës

Must Read

Ky është versioni që besojnë familjarët e tij. Ata kërkojnë nga prokuroria që të gjejnë policin që shkaktoi vdekjen e tifozit.

Daja i tij, Xhelil Xhelilaj tha se nipi është shtyrë, ndërsa qëndronte me duar në xhepa. “Dua të them se Policia dhe Prokuroria duhet të zbardhin ngjarjen dhe të mos fshijnë faktet, sepse ne do t’i gjejmë vetë faktet, madje dhe emrin se kush e shtyu djalin tonë në kohën që po ikte nga shkallët, i qetë dhe me duar në xhepa”.

Familjarët thanë se ngjarja duhet të zbardhet, edhe nëse ka qenë aksidentale. “Ai polici mund ta ketë shtyrë edhe pa dashje, por ky njeri duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon. Pra ne kemi të dhëna se ai është shtyrë në momentin që ka pasur duart në xhepa dhe pa mendje. Nuk ka rrëshqitur vetë, në asnjë mënyrë!

Nëse do të kishte rrëshqitur vetë, do të kishte marrë dhe dëmtime të tjera të trupit, ndërsa ai ka vetëm një goditje në kokë, në pjesën e parë të ballit dhe kaq. Me atë goditje ka gjetur vdekjen” është shprehur Xhelilaj.

The post Familja e tifozit që vdiq në stadium, kërkojnë gjetjen e policit përgjegjës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img