28,03,2024

Vuçiq: Qeverinë e re bëj unë, jo Vladimir Putin

Must Read
Vuciq

Ai ka thënë se Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj vetë dhe jo Putin-i.

“Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj unë dhe jo Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ka të tjerë e jo Putin që dëshirojnë të fusin hundët duke propozuar edhe të preferuarit e tyre për ministra, por nuk do të merrem me këto fontana dëshirash”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është i interesuar të dëgjojë qytetarët që e kanë zgjedhur dhe askënd tjetër.

“Ne jemi një vend sovran dhe përbërjen e qeverisë do ta përcaktojë vet”.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë të premten, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresiste Serbe, ku shpjegoi edhe vizitën e tij të paplanifikuar në Moskë, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

“Për Presidentin Putin kam respekt të thellë dhe ai nuk po bënë presion mbi mua. Ai është i sjellshëm dhe me mirësjellje edhe kemi biseduar ku nuk është përmendur asnjë parti”, ka thënë Vuçiq.

“Unë nuk flas me Putinin për çështje partiake, por për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, Serbisë e Rusisë”.

The post Vuçiq: Qeverinë e re bëj unë, jo Vladimir Putin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img