28,03,2024

Vrasjet e 23 ushtarëve të UÇK-së pas lufte, Berisha i AAK-së pyet për zbardhjen e tyre

Must Read
Emblema e UÇK-së

Berisha ka renditur 23 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë vrarë për përfundimit të luftës më 1999, transmeton lajmi.net

Për secili, ai ka jep të dhëna për vendin ku janë vrarë, vitin dhe rrethanat në të cilat ishte përgatitur vrasja e tyre. Pothuajse shumica e këtyre ish-ushtarëve të UÇK-së, janë vrarë në atentate të organizuara.

Berisha u ka bërë thirrje liderëve të shtetit që të zbardhen këto raste.

Postimi i Berishës dhe lista e ushtarëve të vrarë:

A janë të Kosovës dhe a janë djem të nënave shqiptare qeta djem të UÇK-së.

Vehbi Kajtazi, Isa Mustafa, Skender Hyseni, Driton Selmanaj dhe Hashim Thaçi a duhet të zbardhen këto vrasje?

Lista e ushtarëve te UÇK të vrarë pas luftës

  1. Metë Morina , nga Grabanica e Klinës, ish ushtar i UÇK, vritet me 18 qershor te virit 2000, në komunën e Klinës , në një pritë të përgaditur.
  2. Skënder Gashi, ish ushtar i UÇK vritet me 20 shtator 2000, në rrethana krejt të panjohura në Sapniq të komunës së Rahovecit.
  3. Sadri Berisha – komandant “Syki” , nga Grabanica e Klinës ish ushtar i UÇK,vritet me 30 shtator të vitit 2000 në një pritë të përgaditur, në afërsi të fshatit të lindjes.
  4. Shaqir Krasniqi, ish pjestar i UÇK,vritet në dhjetor të vitit 2000 në Grabanicë të Klinës, duke u kthyer nga fshati Dollovë për në Grabanicë, ku ishte së bashku me nënën.
  5. Virgjil Isuf Elshan, nga fshati Ozdrim i Pejës, ish ushtar i UÇK në brigadën ” Adrian Krasniqi” , vritet me 10 nëntor 2000 në një pritë – atentat, afër fshatit Ozdrim, nga persona me vonë të identifikuar. (Rasti është procesuar, me verdik të organeve të drejtësisë)
  6. Sadri Ahmetxhekaj, nga Isniqj i Deçanit, ish ushtar i UÇK vritet me 10 korrik 2000 në Deçan , në një atentat , nga persona te identifikuar.
  7. Shkëlzen Xhemajl Hasanaj, ish ushtar i UÇK në brigaden “Adrian Krasniqi” nga Peja, vritet në vitin 2000 në një atentat.
  8. Ilir Selimaj, nga fshati Haxhaj, ish ushtar i UÇK i njësitit “Shqiponjat e Zeza”, vritet në një pritë, me 16 mars të vitit 2003, në fshatin Osojan.
  9. Nezir Dilaveri, nga Shtupeli i Klinës ish ushtar i UÇK, vritet me 13 nëntor të viti 2000.
  10. Frasher Imer Syla , nga fshati Hereq i Gjakovës ish ushtar i UÇK, vritet me 21 nëntor 2000, në Gjakovë, në një pritë të organizuar.
  11. Naim H Gashi, nga fshati Buqan , komuna e Pejës , ish ushtar i UÇK në brigadën “Myrtë Zeneli”, vritet në vitin 2001 afër fshatit Vitomiricë.(Rasti është procesuar, me verdikt)
  12. Xhemajl Buqolli, nga Raushiqi i Pejës , ish ushtar i UÇK, vritet në janar të vitit 2000 në Pejë pas një kidnapimi të tij e që me pas është gjetë i vrarë mizorisht. (Rasti është procesuar, me verdikt)
  13. Mahir Lajqi – komandant Rugova , ish ushtar i UÇK nga Peja, vritet me 27 janar 2001 në Gjakovë , në një prit të organizuar. (Rasti është procesuar, me verdikt)
  14. Avdi Selim Mujaj, nga Strellci i Ulët i Deçanit ish ushtar i UÇK, vritet me 1 tetor 2003 në një atentat afër shtëpisë së tij.
  15. Sadik Zeneli, nga Dushkaja e Gjakovës, ish ushtar i UÇK, vritet në vitin 2001 në Dushkajë të Gjakovës, në një pritë të mirë organizuar.
  16. Isuf Adem Elshani, ish ushtar i UÇK, nga fshati Ozdrim komuna e Pejës, vritet me 24 shtator 2004 në një atentat, në rrugën Istog-Pejë (Rasti është procesuar, me verdikt)
  17. Avni Smajl Elezaj, ish ushtar i UÇK, nga Jabllanica e Vogël e Pejës vritet me 12 tetor 2002 në një atentat të mirë organizuar , në Pejë, afër restaurant “Peja City”.
  18. Bekim Mustafa, ish ushtar i UÇK, nga fshati Arbresh komuna e Pejës, vritet me 12 tetor 2002 në një atentat në Pejë.
  19. Smajl Elezaj, ish ushtar i UÇK në brigadën “Adrian Krasniqi” nga Jabllanica e Vogël e Pejës, vritet me 17 mars 2004 në një atentat në Pejë , afër shkollës “Asdreni”
  20. Enver Hilmi Haradinaj, nga Gllogjani i Deçanit, ish ushtar i UÇK vritet me 15 prill 2005, në një atentat në afërsi të fshatit Lybeniq , në rrugën Deçan – Pejë.
  21. Afrim Haliti – Thaqi , ish ushtar i UÇK, vritet me 24 shtator 2004 në një atentat në rrugën Istog – Pejë.
  22. Ali Haskaj, nga fshati Irzniq i Deçanit , ish ushtar i UÇK, vritet me 20 nëntor të vitit 2010, në Jabllanicë të Pejës.(Rasti është procesuar, me verdikt)
  23. Besim Bishtazhini , Gjakovë, ish ushtar i UÇK, i vrarë në tetor te vitit 1999, në Gjakovë, për arsye të njohura dhe nga persona më vonë të identifikuar. (Rasti është procesuar, me verdikt)
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img