26,04,2024

Vazhdon bashkëpunimi i Rektorit Bajraktari dhe Kryetarit Aliu për zhvillimin e UShAF

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, u prit sot në takim nga  kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Rektori Bajraktari dhe Kryetari Aliu biseduan për bashkëpunimin e mirëfillt mes tyre,  dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të rritet dhe së bashku të vazhdojnë të punojnë në ngritjen e kapaciteteve në të mirë të të rinjve kosovar.

Ndër tjera, ata biseduan për të arriturat e Universitetit, lokacionin e ri të mundshëm të UShAF dhe diskutuan metodat më të mira për zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit.

Rektori Bajraktari, falënderoi Kryetarin Aliu për mikëpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit. Po ashtu, Rektori shpalosi para tij të arriturat e Universitetit dhe interesimin e madh të të rinjve që dëshirojnë të bëhen pjesë e UShAF. Veç tjerash, Rektori foli edhe për periudhën e pandemisë, në të cilën universiteti është ballafaquar me mësimin online dhe suksesin e treguar nga stafi i tij gjatë kësaj kohe, si dhe përgatitjet që po bëhen për të filluar vitin e ri akademik.

Kryetari Aliu, uroi Rektorin Bajraktari për zgjedhjen e tij Rektor edhe për një mandat dhe u shpreh i kënaqur që prap do të jetë në krye të këtij institucioni, pasiqë sipas tij Rektori ka bërë punë të madhe në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen cilësisë në Universitetin e vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë, me të cilin ndjehet krenar që ndodhet në qytetin që përfaqëson ai. Po ashtu, Aliu tha se do të jap maksimumin që të ndihmoj UShAF dhe studentët e tij, si dhe premtoi ndihmë në ndrrimin e lokacionit të UShAF, në mënyrë që të zgjerohet dhe të ketë hapësira dhe kushte më të mira për studentët e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img