03,05,2024

Ferizaj i interesuar për bashkëpunim ndërkufitar si dhe aplikimin në fondet e BE-së

Must Read

Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi në vazhdën e angazhimeve institucionale për intensifikimin e bashkëpunimit mes komunave ndërmjet shteteve, sponsorizuar nga institucionet e BE-së, priti në takim një grup ekspertësh, ku u bisedua për projekte të ndryshme në fusha të caktuara si ajo e trashëgimisë kulturore, turizmi, ambienti e të tjerat të cilat mbi të gjitha do të ndikonin në rrjetëzimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit mes komunave ndërkufitare.

Nënkryetari Gavazi pas informatave dhe bisedës që mori e zhvilloi me këtë grup ekspertësh u zotua se Komuna e Ferizajt do të ndjek të gjitha hapat procedural për aplikimin në Fondet IPA me qëllim realizimin e projekteve në dobi të Ferizajt.

Muaj më parë, Ferizaj pati shkëmbime përvojash e vizitë nga delegacioni i Komunës në komunat fqinje, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar kurse në këtë takim u diskutua potenciali dhe mundësitë e Ferizajt që të aplikoj në thirrjen për projekte në kuadër të Fondeve IPA III që do të bëhen publike së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img