19,04,2024

Vardy – Leicester, ky është një lajm katastrofal për klubin (Foto)

Must Read

vardy1

Jamie Vardy është akuzuar nga federata angleze e futbollit, pas sjelljeve të tij ndaj West Ham.

Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, është akuzuar nga FA për sjellje të pahijshme, në barazimin 2-2 të Leicester Cityt me West Ham United.

Vardy u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Jon Moss, për shkak të simulimit, dhe federata e ka akuzuar atë për shkak të reagimit të pahijshëm, përcjell Gazeta Blic

Në një deklaratë në faqen zyrtare të federatës thuhej: “Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, është akuzuar për shkak të sjelljeve të pahijshme pas ndëshkimit të tij me të kuq, ndaj West Ham më 17 prill 2016”.

“Leicester gjithashtu akuzohet për faktin se nuk arriti t’i kontrollojë lojtarët pas penalltisë në favor të West Hamit në minutën e 83”.

Edhe lojtari edhe klubi do të kenë kohë deri të enjten më 21 prill 2016 për t’iu përgjigjur këtyre akuzve. /Gazeta Blic/

vardy2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img