29,03,2024

Van Gaal e ka një lajm katastrofal për Januzajn

Must Read

januzaj-1

Adnan Januzaj lirisht mund t’i thotë lamtumirë Manchester Unitedit.

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj nuk është ftuar fare në takimin të cilin Manchester United do ta zhvillojë ndaj Evertonit, duke u lënë krejtësisht jashtë ekipit.

Louis Van Gaal raportohet se është duke e ndëshkuar Januzajn shkaku i arrogancës së tij të treguar me ekipin U21 të Unitedit, shkruan “The Independent”, përcjell Gazeta Blic.

Reprezentuesi i Belgjikës është paraqitur rrallë për ekipin e parë të Unitedit këtë vit, ndërsa sot nuk është lënë as në bankën rezervë të Unitedit.

Mësohet se në një ndeshje U21 në mes të Unitedit dhe Sunderlandit, Januzaj dhe Andres Pereirea zhvilluan një betejë “sekrete”, duke tentuar që të shënojnë nga goditjet e këndit.

Me t’u njoftuar për këtë rast, Louis Van Gaal ka vendosur ta ndëshkojë 21-vjeçarin, dhe e ka inkuadruar atë vetëm njëherë në ekipin e parë që nga ai incident.

Ky është një lajm katastrofal për Januzajn, i cili vite më parë shihej si një ndër talentët më të mëdhenj në futboll.

Reprezentuesi i Belgjikës me shumë gjasë do të largohet nga ‘Old Trafford’ në fundin e sezonit.
/Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img