Uncategorized

Vajza që u arratis: Familja s’e pranoi lidhjen, donte dhëndër me fakultet


Publikuar më:


 

Kisha vënë në dijeni familjen që në fillim të lidhjes, por ata më kërkonin të ndahesha prej tij me argumentin se isha shumë e re, se i dashuri im Ermiri ishte I pashkolluar dhe se unë duhej të vijoja studimet e larta”

Kështu ka deklaruar dje në Policinë e Durrësit 17­ vjeçarja Gazije Kazija, e cila prej 13 ditësh rezultonte e zhdukur dhe familja e saj dha alarmin duke i bërë apel nëpërmjet medias të kthehej në shtëpi.

Adoleshentja, gjimnaziste në Durrës, u vetëdorëzua dje bashkë me të dashurin nga Fieri, Ermir M., 19 vjeç, të cilin, sipas të dhënave nga hetimi, e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“U dorëzuam në polici sepse ngjarja po deformohej. U largova me koshiencë të plotë dhe do t’u kërkoj prindërve të shkoj të jetoj me të dashurin tim.

Ermiri është burri im dhe do të martohemi bashkë”, ka vijuar më tej adoleshentja, e cila pas vetëdorëzimit në Policinë e Sarandës është sjellë po dje në Policinë e Durrësit bashkë me djalin me të cilin u arratis.

Aty ata kanë dhënë dëshminë e tyre, duke pohuar se duheshin dhe se bashkë kishin planifikuar të martoheshin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga vajza, prindërit nuk kishin qenë dakord me lidhjen e saj, pasi Ermir M., nuk kishte shkollën e lartë dhe punonte veç me sezone. Sipas saj, ai punonte veç tre muajt e verës si

kamerier në Sarandë. Me të ardhurat që siguronte aty përpiqej të jetonte muajt e tjerë të vitit, përfshirë këtu edhe pagesën e qirasë së banesës së tij në Durrës.

Sipas të dhënave, 17­vjeçarja ishte nxënëse me nota të mira në gjimnaz dhe prindërit e saj pretendonin që ajo të vijonte studimet më tej dhe t’u sillte në shtëpi një dhëndër të shkolluar. Por kjo nuk ka ndodhur, pasi adoleshentja i kishte vënë ata në dijeni për një djalë 19 vjeç me të cilin ishin njohur në “Facebook”.

Prindërit e kanë kundërshtuar dhe as nuk e kanë lejuar që i riu të shkonte në banesë për të kërkuar dorën e saj. Në këto kushte, 17­ vjeçarja ka vendosur ta bëjë fakt të kryer dhe të ikë nga banesa pa lejen e tyre. Kazija ka pohuar se kishin plan të bashkëjetonin të dy në qytetin e Sarandës, ku kishin siguruar edhe një banesë me qira. “Nuk jam penduar për largimin.

Ermiri është burri im, do të martohemi bashkë. Kishim planifikuar prej disa ditësh të largoheshim

të dy. Atë natë e kishim vendosur për t’u larguar. Pasi familjarët ranë të flinin, dola nga shtëpia. Ai po më priste pak metra poshtë shtëpisë me taksi.

Nga aty u larguam drejt Sarandës, ku Ermiri kishte siguruar një banesë me qira dhe punën gjatë verës. Gjatë këtyre ditëve kemi jetuar në Sarandë. U dorëzuam në polici për të qetësuar familjen, pasi dëgjuam në media se familjarët ishin bërë merak dhe mendonin se shfrytëzohesha për prostitucion”, është shprehur 17­vjeçarja nga Sukthi.

Ajo është shprehur e vendosur për dashurinë e saj, duke deklaruar në polici se edhe po nuk deshën prindërit, do të largohet sërish nga shtëpia dhe do të jetojë me të dashurin e saj në qytetin e Sarandës.

The post Vajza që u arratis: Familja s’e pranoi lidhjen, donte dhëndër me fakultet appeared first on Lajminet.

Comments
To Top