26,04,2024

Vajza denoncoi përdhunimin e babait pasi u fejua (Video)

Must Read

Kryefamiljari, Artur Lezo, ndodhet një hap larg dënimit me 15 vite burgim, që ishte kërkesa përfundimtare e prokurorisë. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 12-vjeçare. Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi i fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se nuk ishte e virgjër. Në këtë moment, vajza i ka treguar të ëmës se i ati kishte abuzuar me të që në moshën 12-vjeçare.

Së bashku me të ëmën, vajza bëri denoncimin dhe dëshminë në polici, e cila më pas arrestoi Artur Lezon. Në dëshminë e saj, vajza është shprehur se nuk ka për ta falur kurrë të atin, pasi abuzimi seksual ka ndodhur disa herë, kur e ëma nuk ndodhej në banesë.

Ndërsa, për shkak edhe të moshës dhe turpit, kishte ngurruar që ta denonconte menjëherë këtë abuzim, i cili ishte edhe shkaku i prishjes së fejesës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Cq3YPuOeSkA?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Vajza denoncoi përdhunimin e babait pasi u fejua (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img