26,04,2024

UShAF  marrëveshje bashkëpunimi me Fabrikën “Profilstar” dhe ndërmarrjen“Loni” në Ferizaj

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me fabrikën për prodhimin e mobileve “Profilstar” dhe me ndërmarrjen për përpunimin e xhamit “Loni” në Ferizaj për mësimin praktik të studentëve.

Rektori i USHAF-it, Prof. Dr. Agron Bajraktari, u shpreh i kënaqur nga nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, sepse po zgjerohen edhe më shumë mundësitë për zhvillimin e punës praktike të studentëve.

Rektori Bajraktari falënderoi bashkëpunëtorët e rijn të USHAF-it, të cilët po u japin mundësi studentëve që teorinë ta zhvillojnë edhe në praktikë, ndërsa theksoi se sipas këtyre marrëveshjeve do të përfitojnë edhe bizneset nga përvoja e mësimdhënësve dhe nga puna e njohuritë e studentëve.

unnamed-21

“Tanimë Universiteti ka bërë 40 marrëveshje bashkëpunimi me institucione dhe biznese vendore dhe ndërkombëtare dhe është bërë mjaft i kërkuar nga të rinjtë e Kosovës e më gjerë. Jam shumë i lumtur që UShAF po nxjerrë kuadra të mira, të përgatitura për tregun e punës, për të cilët Kosova ka shumë nevojë. Studentët tanë po tregojnë rezultate, gjë që na bën të krenohemi me Universitetin tonë dhe me punën e përkushtimin e studentëve dhe profesorëve tanë”.

Përfaqësuesi i “Profilstar”, z. Bujar Sejdiu dhe përfaqësuesi i kompanisë “Loni”, z. Driton Rexhepi u shprehën të kënaqur që do të kenë mundësinë të kontribuojnë në aftësimin e studentëve, por edhe se do të kenë mundësinë të përfitojnë nga puna dhe kreativiteti i tyre.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img