28,04,2024

A ka demokraci në qytetin tonë?

Must Read

Nëse kërkon në dokumente e procese verbale, nëse ndalesh të dëgjosh deklarimet e zyrtarëve komunalë, shprehitë e tyre janë të mbushura me termin “demokraci”, por nëse të ndodhë e t’i atakosh qeverisjet lokale, pothuajse në tërë vendin, brenda tyre bartin një censurë e një shtypje të fjalës së lirë, që lenë për të kuptuar se jetojmë në një shtet totalitar, ku nuk ke të drejtë të marrësh guximin të shkruash për atë që ti mendon se nuk është në rregull dhe formë demokratike.

Te neve në qytetin e Ferizajt, janë dy rrugë për të prezantuar këtë sistem:

E para nëse nuk të mungon guximi të flasësh, pa menduar për pasojat e më vonshme,

E dyta nëse vendos të shkruash për ndonjë shqetësim qytetarë, atëherë në koordinim me zyrtarët lokalë, ta bësh me terme të zbutura, që qytetari mos ta kuptoj drejtpërsëdrejti këtë sistem totalitarë të instaluar në qytetin tonë, të ketë më shumë lëvdata në shërbimin qytetarë nga politikanët lokal.

Sa i përket qëndrimit tim, më shumë më përgjigjet pika e parë, sepse nëse konstatoj se diçka nuk është në rregull, e shprehi qëndrimin tim, por asnjëherë nuk ndalem për të shikuar mbrapa se çka do të ndodhë me mua, ndërsa në të dytën nuk më shkon për nga natyra, sepse jam person që kërkoj shumë dhe dua më të mirën për vendin tim.

Një dukuri e tillë ndodhi me mua, në seancën e fundit të kuvendit komunal në Ferizaj. Me dashje apo pa të, atë ditë u provua të më mohohej e drejta e fjalës së lirë, lidhur me një shkrim të një dite më parë që kisha publikuar në portalin Ferizaj Press. Nga të tjerët kam dëgjuar se demokraci në Kosovë nuk ka, por çdo njeri nga ne e kupton atëherë kur atakohesh drejtpërsëdrejti, jo edhe kur ta transmetojnë të tjerët për këtë censurë.

Është bërë shprehi që politikanët e qytetit tonë dhe varësit e tyre të manifestojnë në opinion këtë sistem totalitarë me kërcënime e shantazhe, me dukuri negative që të ngrehin në neveri, e në të shumtën e rasteve janë individët që nuk kanë guximin të shkruajnë apo ta thonë, të vërtetën se çfarë duhej bërë ndryshe nga qeverisja, e ky segment nuk ngritet gjerë në hierarkinë e lartë të qytetit, por më bënë të besoj se mbrapa tyre janë ata që udhëheqin qytetin, janë oligarkët që menaxhojnë me situatat në qytet, sepse jam i bindur se këta oligarkik përmes këtyre zyrtarëve provojnë të shtypin fjalën e lirë, sepse nuk dëshirojnë që në mandatin e tyre qeverisës të ketë zëra kundërshtues, apo edhe asi kritikues. Ka raste të shumta kur individë në mungesë guximi tretën në qetësi, të cilët me të drejtë ruhen për të mos humbur vendin e punës, sepse pasardhësit e tyre kërkojnë mbështetje.

J’u bëjë thirrje të gjithë atyre qytetarëve, që ndodhin të jenë të kërcënuar apo të shantazhuar, mos ta kthejnë kokën e të mendojnë pasojat, le të flasin hapur. Duke folur hapur për keqpërdorimet, kërcënimet e shantazhet nga politikanët lokal, ne paraqesim për të ardhmen një lulëzim demokratik, ashtu siç e kanë vendet perëndimore, plasojmë këtë sistem demokratikë për gjeneratat që do të na zëvendësojnë neve. Në luftë për mbështetje të fjalës së lirë, në luftë kundër sistemeve totalitare që po provohet të ndërtohen në vendin tonë, vendin e kemi në rrugën e duhur.

Kosova – Ferizaj, janë pjesë e Bashkimit Evropian, të tilla do të mbeten. Të bashkuar kundër luftës totalitare, përqafojmë BE-në në kohë rekorde e të pa imagjinuar. Këto dukuri janë edhe kushti pse qytetarët e Kosovës ende kanë regjimin e liberalizimit të vizave, sepse BE-ja nuk ofron në gjirin e saj politikanë oligarkik të këtij sistemi totalitarë.

Ta rrisim Demokracinë, ta lëmë të lirë qytetarin të shprehet ashtu siç ndjenë!

Deri në instalimin e plot të demokracisë, shpresoj se gjërat do të ndodhin për së mbari.

Me shumë respekt  Nexhat Shahini

01.11.2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img