07,05,2024

USHAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me “Termokos-in” për punën praktike të studentëve

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos” kanë lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale, me të cilën studentët e këtij Universiteti do të mund të kryejnë punën praktike, por edhe të punojnë temat e diplomës.

Kjo Marrëveshje është nënshkruar nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe kryeshefi ekzekutiv i “Termokos-it”, z. Naser Canolli pas vizitës që studentët e këtij Universiteti i bënë Ngrohtores së Prishtinës.

Studentët u pritën nga kryeshefi Canolli, i cili theksoi shpresën e tij që kjo Marrëveshje përveç që do t’iu shërbejë atyre për përgatitje më të mirë profesionale, do t’iu mundësojë edhe punësim më të shpejtë.

Ndërsa, rektori Bajraktari falënderoi “Termokos-in” për krijimin e kësaj mundësie për studentët dhe u shpreh i kënaqur që është arritur ky bashkëpunim, nga i cili përfitojnë më së shumti studentët e shkencave të aplikuara, por edhe vet Ngrohtorja, e cila sipas Marrëveshjes, do të mund të angazhojë Universitetin në zgjedhjen e problemeve praktike dhe shkencore.

Rektori Bajraktari theksoi se kjo Marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, sepse do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së studimeve, dhe si rezultat edhe në zhvillimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në përgjithësi.

Gjatë kësaj vizite, studentët, të udhëhequr nga ekspertë të Ngrohtores së Prishtinës, kanë vizituar ambientet dhe kanë parë nga afër si funksionon ky institucion. Ndërsa, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë kanë filluar menjëherë punën praktike në “Termokos”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img