26,04,2024

UShAF hapë mundësi punësimi sezonal për studentët e Hotelerisë dhe Turizmit në Resortet më të mëdha në Antalia të Turqisë

Must Read

Ferizaj.23.01.2018. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti sot në takim përfaqësuesin e Kompanisë turke “AYT Career”, z. Hakan Bahadir Sert, drejtoreshën për Burime Njerëzore në disa hotele të Antalias, znj. Cemile Akbulut dhe drejtoreshën e Agjencionit kosovarë “Alba Berisha Consulting”, znj. Albana Berisha, metë cilët nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i Marrëveshjes është realizimi i punës praktike të studentëve të Fakultetit të Hotelerisë dhe Turizmit, në formë të punësimit sezonal të tyre në hotele/restorante në Antalia të Turqisë, nga muaji maj e deri në tetor 2018.

Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e kompanive për mundësinë që po ua japin studentëve të UShAF dhe Marrëveshjen e cilësoi të rëndësishme, e cila sipas tij do të ndikon në ngritjen e cilësisë për studentë dhe përfitim të përvojave në ngritje të karrierës.

“Shpresoj që ky bashkëpunim do të sjell rezultate të mira dhe përfitimi do të jetë i dyanshëm. Besoj që studentët tanë do të bëjnë punë, e cila do të cilësohet si e kënaqshme nga ana e punëdhënësit”, tha Rektori.

Ndërsa, përfaqësuesit e kompanive, z. Hakan Bahadir Sert dhe znj. Albana Berisha, u shprehën mjaft falënderues ndaj rektorit Bajraktari për këtë bashkëpunim, duke shpresuar në rezultate të mira, sepse sipas tyre vendet tona lidhen me kulturë dhe tradita të përafërta.

Ndër të tjera, drejtoresha për Burime Njerëzore, znj. Cemile Akbulut, u shpreh falënderuese ndaj UShAF për mikpritjen dhe tha se në mesin e juaj gjejë rehati dhe ndjehem sikurse në vendin tim. Po ashtu, ajo mbajti një ligjëratë para studentëve, në të cilën bëri njoftimin për modalitetet procedurave të tërësishme, si dhe kryerjes së punëve, që burojnë nga Marrëveshja e nënshkruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img