07,05,2024

Diskutohet roli i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave në fuqizimin e gjyqësorit

Must Read

Ferizaj.23.01.2018. Kryesuesi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave z. Bashkim Hyseni, sot (e martë), ka pritur në takim një grup ekspertësh në vazhdën e aktiviteteve të Projektit të Binjakëzimit, “Forcimi i Efiçiencës, Përgjegjshmërisë dhe Transparencës së Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, financuar nga Komisioni Evropian, me të cilët është diskutuar roli i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave, në dhënien e rekomandimeve në funksion të rritjes së roit të gjyqësori në hartimin e legjislacionit që mbulon fushën e gjyqësorit, normativës së duhur ligjore që duhet ta aprovojë KGJK në funksion të realizimit të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Ekspertët nga ky projekt z.Philippe Callen dhe Maria Cristina Di Coco, gjatë këtij takimi me kryesuesin e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave, kanë diskutuar edhe për eksperiencat dhe rolin që e kanë Asambletë dhe mekanizmat e ngjashëm në fuqizimin e një gjyqësori efektiv dhe arritjen e standardeve më të larta të drejtësi bërjes

Projektit të Binjakëzimit “Forcimi i Efiçiencës, Përgjegjshmërisë dhe Transparencës së Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, është financuar nga Komisioni Evropian. Projekti zhvillohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Italisë në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Drejtësisë; Ministria franceze e Drejtësisë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në sundimin e ligjit në Kosovë duke forcuar pavarësinë, efikasitetin, transparencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Objektivat specifike janë: rritja e efikasitetit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), përfshirë Zyrën Speciale të Prokurorëve në Kosovë (PSRK); të dy Këshillat duhet të paraqesin në mënyrë efektive një mekanizëm të qartë për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe  rritjen e efikasitetit, efektivitetit dhe llogaridhënies së gjykatave dhe prokurorive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img