29,03,2024

Turqia paralajmërohet për luftë

Must Read

errdogan-690x380

Organizata rebele kurde, e njohur si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka thënë se është e gatshme të intensifikojë luftën kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk i ndalon sulmet kundër saj.

Lideri i rebelëve kurdë, Cemil Bayik, ka thënë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke përshkallëzuar luftën.

“Kurdët do të mbrojnë veten e tyre deri në fund”, ka thënë Bayik.

“Ne nuk duam të ndajmë Turqinë. Duam të jetojmë brenda kufijve të Turqisë, në tokën tonë. Lufta do të vazhdojë derisa të drejtat natyrore të kurdëve të pranohen”, ka shtuar ai.

Armëpushimi dyvjeçar midis Turqisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit është ndërprerë korrikun e kaluar.

Qysh atëherë, përleshjet janë përshkallëzuar.

Forcat ajrore turke kanë sulmuar bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit edhe në veri të Irakut.

Ankaraja po ashtu ka vendosur orë policore në qytetet kurde dhe kështu ka penguar civilët të largohen nga zonat ku kryhen operacione ushtarake.

Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i referohen Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit si organizatë terroriste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img