Uncategorized

Turqia konfiskon licencat e mediave


Publikuar më:


Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit turk (RTUK) sot mori licencën e të gjitha stacioneve të radios dhe televizioneve, në të cilat siç thotë ai, janë gjetur se kanë pasur lidhje me lëvizjen fetare Hizmet, pasuesit e të cilit janë akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit ushtarak.

RTUK tha në një deklaratë se, vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila u mbajt pas përpjekjes së pasuksesshme të grusht shteti ushtarak, raporton Ruters, transmeton lajmi.net.

Autoritetet turke akuzojnë ndjekësit e udhëheqësit myslimanë fetarë, Fethulaha Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, për organizimin e grushti shteti ushtarak të dështuar.

Gulen mohon akuzat dhe thotë se Ankaraja ishte prapa grusht shtetit. /lajmi.net/

 

.

Comments
To Top