19,04,2024

Truqet kundër mushkonjave: Mbetjet e kafes në fundin e filxhanit i ndjekin gjakpirësit

Must Read

Këtë mënyrë të ndjekjes së mushkonjave e rekomandon Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit si alternativë të shkëlqyeshme të mjeteve të blera në dyqan

Ekzistojnë vajra, aromat e të cilave mushkonjat nuk i duan, ato janë vaji i eukalitptusit të limonit, citronela, livanda, rozmarina, cedri, menta e butë, xhenxhefili, kanella, bari i limonit, transmeton Telegrafi.

Mbani në mend, vajrat eterike kurrë mos i qitni drejtpërdrejt në lëkurë, por qitni afër vendit ku qëndroni. Ose, qitni disa pika në difuzer apo në llambën aromatike. Aroma do të mbushë hapësirën dhe do t’i ndjekë gjakpirësit.

Nëse dëshironi që mbrojtjen ta vendosni në lëkurë, atëherë vajin eterik zbuteni. Për shembull, qitni disa pika vaj ulliri, tundni mirë dhe pastaj spërkateni në lëkurë.

Nëse nuk dëshironi të bëheni të yndyrshëm, në shishe qitni 100 ml alkool 70 për qind dhe, për shembull, 50 pika vaj eterik mente dhe spërkateni në rroba (jo në lëkurë). Procedurën përsëriten çdo dy orë.

Do t’u ndihmojë shtresa e kafes së zezë. E gjitha që duhet të bëni është që ta thani mirë, ta qitni në një enë të vogël metalike apo në një copë folie alumini dhe jashtë ta ndizni. Aroma do t’i ndjekë ato dhe do t’i mbajë më larg nga shtëpia juaj.

Kjo mënyrë e ndjekjes së mushkonjave rekomandohet nga Agjencia amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit si alternativë e shkëlqyeshme e mjeteve të blera në dyqane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img