19,04,2024

Trump: Jeta e Hillary Clinton është një gënjeshtër

Must Read

donald-trump-collected-bottles

​Në prag të zgjedhjeve të radhës në nivel partiak që do të mbahen në New York, kandidatët presidencialë në garën për Shtëpinë e Bardhë kanë nisur të shkëmbejnë akuza të ashpra mes njëri tjetrit në fushatat e tyre elektorale. Fillimisht ka qënë miliarderi kontrovers, Donald Trump, i cili ka sulmuar kandidaten demokrate Hilary Clinton duke deklaruar se e gjithë jeta e ish-sekretares së shtetit ka qënë një gënjeshtër e madhe.

“E gjithë jeta e saj ka qënë një gënjeshtër, mbajeni mend këtë. Jeta e saj është një gënjeshtër e madhe. Mjafton të shihni skandalin e e-maileve. Ajo po mbrohet së tepërmi për këtë çështje. Megjithatë, unë mund t’iu them se ajo është kandidatja ime e preferuar ndaj të cilës do të doja të garoja. Jam i bindur se do t’a mundim shumë keq.”

Më tej, Trump ka komentuar edhe në lidhje me kandidatin tjetër, Bernie Sanders, duke thënë se ndryshimi mes tij dhe Sanders është se Trump mund të arrijë të firmosë marrëveshje mjaft pozitive për Shtetet e Bashkuara. Por nuk ka vonuar shumë as kundërpërgjigjia e senatorit të Vermontit.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në New York Sanders tha se Donald Trump nuk do të bëhet asnjëherë Presidenti i amerikanëve.

“Ai nuk do të bëhet asnjëherë presidenti i qytetarëve amerikanë, pasi askush nuk do t’a mbështesë një kandidat që ofendon meksikanët dhe latinët, që ofendon myslimanët, gratë, veteranët si dhe komunitetin afro-amerikan’, ishin fjalët e Sanders.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img