29,03,2024

Dënimi i imamëve, SHBA paralajmëron akte të dhunshme në Tiranë

Must Read
Imamet

Njoftimi vjen pak ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 152 vite burg të 9 imamëve të vetëshpallur.

Ambasada amerikane i trembet reagimeve të mundshme të mbështetësve të tyre pas vendimit që pritet të jepet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Më tej, sqaron ambasada, siç raporton lapsi.al, nuk është se disponon informacion për një kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të mbeten vigjilente, për të shmangur zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misj”a në Tiranë, dhe për të shmangur demonstratat apo çdo tubim që mund të ndodhin si pasojë e vendimit.

Seanca e radhës ku pritet të jepet vendimi është caktuar më 19 prill./ lajmi.net

The post Dënimi i imamëve, SHBA paralajmëron akte të dhunshme në Tiranë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img