14,07,2024

Rama: Përgjigja më e madhe ndaj ISIS-it është edukimi, jo lufta

Must Read

rama6-2-640x380

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në “Atlantic Council” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke folur për masat e ndërmarra në Shqipëri për parandalimin e ekstremizmit. Rama përmendi hapin më të fundit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për përfshirjen në arsim të një lënde rreth njohurive fetare.

“Një nga masat kryesore është edukimi. Duhet të jemi tolerantë dhe kjo është baza e historisë sonë dhe për të cilën ne jemi krenar. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin për atë çka janë. Është koha për të reaguar, për të dhënë ndihmën tonë, për të shembull shembullin sinjifikativ siç është ai i Shqipërisë për harmoninë fetare. Ndaj, ka një diskutim të hapur.

Ne kemi vendosur të aplikojmë edhe një projekt të ri ai për të njohur brezat e rinj në shkolla mbi kulturën dhe historinë fetare. Këto janë përpjekje konkrete për të mbrojtur shoqërinë tonë dhe për t’u bërë atyre të qartë kundër radikalizmit fetare dhe Islamit të vërtetë që nuk kanë lidhje midis tyre”, tha Rama.

Duke folur për sulmet terroriste, Rama theksoi se lufta ndaj ekstremizmit duhet të jetë e vazhdueshme dhe përgjigja më e madhe ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk është vetëm lufta, por edhe arsimimi.

“Ne kemi marrë masat e duhura për të luftuar ekstremizmin islamik. Jemi të kënaqur se vitin e shkuar ne nuk kishim asnjë person që iu bashkua ISIS-t. Ne hartuam një strategji të përbashkët edhe me komunitetet fetare në kuadër të masave parandaluese. Sot, ne përballemi me interpretime të ndryshme të Islamit. Ndaj, oferta e vetme kundër Shtetit Islamik nuk janë lufta dhe vdekjet.

Është një luftë me terma afatgjatë. Duhet të jetë edhe reforma e parë për gjeneratën e re për t’u dhënë atyre mundësinë për të mos u përfshirë në propagandën e ISIS, qofshin nga Lindja apo Perëndimi. Duhet të jenë të vetëdijshëm me atë çka përballen. Ata duhet të përballen me nocionin e vërtetë të të qenit mysliman, ndaj fatkeqësisht edhe Ballkani është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të hua

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – komunë e tretë me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

109,345 është numri i banorëve të Komunës së Ferizajt, statistikë e publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img