25,04,2024

Tronditet SHBA-ja, dy tragjedi brenda pak orëve-13 të vdekur

Must Read

tra


​Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pas vrasjeve masive të ndodhura në vend. Pas tragjedisë me 8 viktima të ndodhur në Ohio, 5 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave të armëve në Appling të Georgias në dy raste të ndara.

3 perona humbën jetën në të shtënat e para dhe dy në ngjarjen e dytë, gjithmonë në të njëjtin qytet me një distancë rreth 1 kilometër nga njëra-tjetra. Sipas policisë, ngjarjet kanë autor një person, 50 vjeçarin Wayne Anthony Hawes, i cili pas tragjedisë ka vrarë veten.

Autoritet mjekësore të qytetit deklarojnë se nga tre viktimat e ngjarjes së parë, një burrë dhe dy gra, dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe një në spital, kurse në të dytën kanë mbetur të vrarë një burrë dhe një grua.

Sipas hetimeve paraprake, tragjedia ka ardhur pas një grindje familjare, ku bashkëshortja e Wayne ka kërkuar divorcin. Në mesin e viktimave nuk ndodhet gruaja e tij, por të afërm të tjerë të autorit, duke komplikuar më shumë punën e hetuesve.

Ngjarja vjen disa orë pasi 8 persona u vranë me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë anëtarë të të njëjtën familje, në tre vendndodhje të ndryshme pranë banesës, në Ohio ndërsa i dyshuari kryesor është në arrati. Sipas policisë, 7 janë të rritur dhe një fëmijë.

Të gjithë viktimat, sipas autoriteteve dhe mediave lokale, janë qëlluar me të njëjtin stil nga vrasësi, me nga një plumb në kokë. Në shtëpi kanë qenë edhe 3 fëmijë të tjerë të mitur, një i sapolindur vetëm 1 javësh, një fëmijë 6 muajsh dhe një trevjeçar që fatmirësisht i kanë mbijetuar plumbave.

Për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, është angazhuar edhe FBI ndërsa në mbarë komunitetin janë mbyllur shkollat, për shkak të rreziku

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img