26,04,2024

Tri medaljet olimpike me të cilat nuk mburret Kosova

Must Read

largea_historike-nora-gjakova-fiton-medaljen-e-par-euml-p-euml-r-kosov-euml-n_hd1449233491

Me Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën në ekip, Kosova synon të fitojë medaljen e parë olimpike në pjesëmarrjen e saj të parë si shtet i pavarur në Lojëra Olimpike, shkruan sot Koha Ditore.

Debutimin në ngjarjen më të madhe sportive Kosova do ta bëjë në gusht të këtij viti në “Rio de Janeiro 2016”. Por, tregimi që lidhet me Kosovën dhe olimpiadat nuk nis me Rion.

Shumë më herët sportistët kosovarë kanë marrë pjesë në Lojëra Olimpike. Deri në LO të vitit 1988 kanë garuar për Jugosllavinë, shtetin federativ pjesë e të cilit ishte Kosova, ndërsa prej 1996-s kanë garuar për shtete tjera – Gjermaninë, Suedinë, Shqipërinë, Australinë, Zvicrën.

Për shumë njerëz në vend, medalja e Aziz Salihut në boks, në “Los Angeles 1984” është e para e sportistëve nga Kosova në Lojëra Olimpike.

Salihu në fakt është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar medalje olimpike, por sportistë të lindur në territorin e Kosovës, medalje kanë fituar shumë më herët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img