24,04,2024

Tri letrat e Sokrat Shanit para se të vetëvritej

Must Read

Sokrat Shani shkroi tri letra para se të vetëvritej. Ne njërën prej tyre, ai tregon për dashurinë e tij ndaj Jonida Çanakut, vajzës së cilës i mori jetën.

“Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë”. Sokrat Shani kishte firmosur më parë vdekjen e partneres dhe të vetes. Pasi vrau të dashurën e tij Jonida Çanakun, do të vetëvritej. Këtë e tregon qarte në njërën nga tri letrat që ABC News disponon.

Një ditë parë se të qëllonte veten me plumb në kokë, më 14 gusht, që korrespondon me momentin e mbytjes së 29 vjeçares në Golem, Sokrat Shani shkruan.

“Vendimin e mora sot më 14. 08 2016.

Për Jonidën që e desha edhe në varr.

Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë. Jeta është e bukur dhe aq e vështirë.

Të gjithë skenën e krimit e kam kryer unë në gjendje të rëndë psikologjike dhe depresioni.

Sokrat . V Shani.

  1. 08.2016 .”

Në letrën e dytë, biznesmeni 65 vjeçar kujdeset, të tregojë ku ndodhej trupi i pajetë i Jonida Çanakut. Shënon adresën në pallatin e motrës së tij në Golem.

Kurse mbylljen ai e bën në letrën e tretë. Aty shënon adresën e shtëpisë dhe sipër saj vendos çelësat e banesës së motrës. Shani ishte kujdesur deri në detaj para se të vetëvritej. Tri letrat tregojnë këmbënguljen e tij që kufoma të gjendej nga policia.

Çifti kishte lidhje prej më shumë se tre vjetësh, dhe burri kishte vendosur të martohej me vajzën 29 vjeçare, e cila duket se nuk ka qenë dakord.

Histori të tillë nuk ka parë bota, shkruante Sheksipri për Romeo e Xhulieta. E tillë duket edhe historia e Sokrat Shanit dhe Jonida Çanakut.

sokraa s0ora

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img