26,04,2024

Topalli: Gjasat për qeveri teknike janë zero

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Koso0vës nga radhët e PSD-së, Faton Topalli është shprehur i bindur se Kuvendi do të shpërndahet më 22 gusht, ndërsa sipas tij gjasat janë zero për një qeveri teknike.

Duke folur për qeverisje në Prishtinë, Topalli në intervistë dhenë për “Zërin”, shprehet se mandati i dytë i Shpend Ahmetit është më i suksesshëm se i pari.

Në lidhje me kë7të çështje më poshtë i gjeni përgjigjet e deputetit Topalli.

Zëri: Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit. A pritni që në këtë ditë vërtet të ndodhë kjo dhe pas kësaj të caktohet data për zgjedhje të reja?

Topalli: Po, mendoj se ka një pajtueshmëri të përgjithshme brenda partive politike edhe brenda qytetarëve, të cilët janë shumë të interesuar që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse qeverisja e deritanishme nuk ka qenë një qeverisje, e cila ka arritur t’ua sigurojë qytetarëve të Kosovës një mirëqenie më të mirë. Ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për qytetarët dhe në këtë kuptim mendojmë se është momenti i fundit që të shkojmë në zgjedhje. Ne i kemi dorëzuar nënshkrimet shumë më herët për rrëzimin e Qeverisë, por mjerisht kanë munguar numrat që kjo të rrëzohet dhe tash me dorëheqjen e kryeministrit janë plotësuar kushtet e nevojshme që të shkohet në zgjedhje të reja dhe ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zëri: Sa ka gjasë për formimin e një qeverie teknike dhe a do ta përkrahte PSD-ja një opsion të tillë?

Topalli: Gjasat për krijimin e një qeverie teknike në bazë të të gjitha rrethanave ekzistuese janë zero. Shpresoj që të mos ketë një qeveri teknike, sepse kemi një gatishmëri të përgjithshme të partive politike dhe të qytetarëve, prandaj nuk ka asnjë arsye të njohur që të mos shkojmë në zgjedhje. Sa më shpejt dhe më herët të shkojmë në zgjedhje, aq më mirë do të krijohet mundësia të kemi më shpejt një qeveri të re, e cila do të merret me tema me rëndësi për vendin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img