01,05,2024

Veseli vazhdon takimet me të rinjtë PDK-së, u premton rol brenda partisë dhe vendit

Must Read

Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve me të rinjtë, kryeparlamentari dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka qëndruar në Ferizaj.

Veseli në Ferizaj ka takuar aktivistët e Rinisë Demokratike të cilëve u ka shprehur mirënjohje për punën e tyre.

Gjithashtu, Veseli iu ka premtuar vend dhe rol brenda partisë, e gjithashtu ai u ka siguruar se në udhëheqjen e tij do të kenë hapësirë dhe mundësi në nivel vendi.

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim me të rinjtë e PDK-së ishte i pranishëm edhe deputeti Elmi Reçica.

“Bashkë me kryetarin e PDK-së, kryeministrin e ardhshëm, z. Kadri Veseli, kryetarin e RDK-së, Donjet Bislimi dhe me kolegë të tjerë nga partia, takuam të rinjtë e degës së Ferizajt të PDK-së, platforma e Dekadës së Re do të fokusohet në ndërtimin e politikave tona kombëtare të orientuara për të rinjtë për të ofruar perspektivën e të rinjve që lidhen me ndërmarrësinë dhe inovacionin, jetësimin e dekadës së lidershipit të rinjve, që të jenë pjesë aktive e vendimarrjes politike, reformave, fitoreve dhe sfidave të reja politike. Me qeverisjen e drejtuar nga PDK-ja, të rinjtë e vendit tonë do të jenë pjesë dhe bartës të fuqizimit dhe zhvillimit të shtetit tonë dhe gjithsesi e angazhimeve institucionale e shtetërore në rrugëtimin e realizimit të plotë të shtetit të shanseve të barabarta, zhvillimit ekonomik, fuqizimit të sovranitetit dhe integrimin e plotë të vendit tonë” ka shkruar Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img