19,04,2024

Tirana i kërkon Facebooku-t të gjurmojë Skënderbeun

Must Read

Do të tingëllonte e habitshme kur heroi ynë nuk jeton më dhe nëse do të ishte gjallë ai vetëm dy ditë më parë më 6 maj mbushte 611 vjeç.

Por asgjë s’e ka penguar Prokurorinë e Tiranës t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar të dhëna mbi Skënderbeun. Këtë herë, në hetim është personi i cili duke përdorur emrin e heroit dhe një profil në Facebook është përfshirë në veprimtari kriminale. Me anë të një letër porosie drejtuar rrjetit social Facebook me adresë 1601 Willow Road, Menlo Park CA 94025, Kalifornia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuza shqiptare është në pritje për të marrë të dhëna të dobishme për të identifikuar personin e kamufluar pas identitetit të Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës ku adresa në rrjetin social Facebook me të dhënat e Heroit tonë Kombëtar tashmë pritet të zbërthehet për llogari të hetimeve.

Dhe pse arsyeja e hetimit nuk bëhet e ditur burime nga akuza i thanë Report Tv se personi që fshihet nën identitetin e Heroit Kombëtar është përfshirë në aktivitete kriminale si trafik droge në rrjetet sociale, ngacmime seksuale dhe përndjekje.

Vetëm në 2015 Facebook ndihmoi prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar të gjurmonin 29 adresa të përfshira në aktivitete kriminale ku plot 20 persona u arrestuan.

Ndërsa kur kanë kaluar 5 muajt e parë të vitit 2016 drejt Facebook numri i kërkesave për të dhënat personale të adresave nën survejim ka arritur në 14 të tilla përfshi këtë të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

The post Tirana i kërkon Facebooku-t të gjurmojë Skënderbeun appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img