24,04,2024

Theth, aty ku mund të bësh plazh në pishina natyrore (Foto)

Must Read

Ato  janë formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre. Në fshatin Kaprre, ky ujë krijon Syrin e Kaltër, një bukuri e natyrës që mahnit vizitorin.

Imagjinoni që të zgjoheni një mëngjes dhe megjithëse mund të keni fjetur shumë pak, të ndjeheni të plotësuar, të freskët dhe energjike, imagjinoni kur para jush sa po hap pak dritaren është një panorame magjepse, me male të lartë, ku ngjyrat e shumta mundohen të kapin majën e bjeshkëve të “bekuara”.

Ujëvara e Thethit është monument natyrë, një kryevepër e natyrës, ku uji i maleve bie rrëke, në një shtrat të lugët, një pamje që nuk mund të përshkruhet.

Pamja e tyre është mjaft interesante dhe e bukur, pasi ka forma shumë të ndryshme e të veçanta. Në pjesën më të madhe janë të lëmuara dhe të rrumbullakëta dhe ngjasojnë si vaska të punuara nga një artist me shije perfekte. Gjatë periudhës së sezonit veror ato shfrytëzohen edhe për t’u freskuar vizitorët e shumtë të tyre.

Syri i kaltër, kush e ka parë ka mbetur i mahnitur, se si është e mundur që oaze të tilla të jenë realitet.

Vaskat e gurit, formacione shkëmbore të gërryera  nga uji me mijra  vite, kane formuar pishinat e sotme.

Ushqimi është karakteristik dhe bio, aty ku kupton shijen e vërtetë tw ushqimeve, atë shije që nuk e gjen në metropol.

Këto masive shkëmbore me bukuri përrallore shoqërohen edhe me një pishinë natyrore me ujë të pastër ku mund të bëhet edhe plazh nën urën e bukur që bashkon dy shkëmbinjtë e malit mbi pishinën ku aventurieret mund të hidhen  nga lartësia.

Pra, Thethi nuk është vetëm një vend i bukur natyror, por edhe një vend ku në ditët e nxehta mund të bëhet plazh.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img