25,04,2024

The Guardian: Muzetë-bunker të Shqipërisë, hedhin dritë mbi një histori të errët

Must Read

Kështu e nis artikullin prestigjiozja The Guardian, e dyta sakaq pas Lonely Planet që bën një përshkrim të hollësishëm mbi atë që ka qenë provë e historisë komuniste, por që po shndërrohet në një pikë të fortë turistike.

“Shpenzoni vetëm disa ditë në Shqipëri dhe ju do të merrni një kuptim të asaj se si vendi “u mbyt” në kthetrat e hekurta të diktaturës komuniste për gati 50 vjet”- shkruan britanikja.

“ Toka, nga plazhe të mrekullueshëm, në luginat e thella, është e pasur ende, 25 vjet pas rënies së regjimit, me dhjetëra mijëra bunkerë, testament konkret për paranojën e Enver Hoxhës, i cili udhëhoqi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Ato janë ndërtuar për t’i bërë ballë pushtuesve, të cilët kurrë nuk kanë ardhur dhe janë ende në këmbë. Dhe tani, pas një ekzaminimi të trashëgimisë së epokës komuniste, disa prej tyre kanë gjetur një rol të ri.”- vijon më tej artikulli.

Shembull në artikull merret Bunk’Art, hyrja tek e cila është 300 lekë, rreth 1,70 paund dheështë ndërtuar në periferi të kryeqytetit të Tiranës, për të akomoduar Hoxhën dhe miqtë e tij, në rast të një sulmi.

Artikulli, pas një shpjegimi të detajuar të ambienteve të Bunk’art, shkruan se “Hoxha akoma ka hijet e tij në këtë vend”./Monitor

The post The Guardian: Muzetë-bunker të Shqipërisë, hedhin dritë mbi një histori të errët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img