19,04,2024

The Economist shpjegon: Çfarë janë dokumentet e Panamasë dhe pse kanë rëndësi

Must Read

1280px-Lightning_NOAA

BENJAMIN FRANKLIN nuk kishte dëgjuar për Mossack Fonseca, kur ai vërejti “asgjë nuk mund të thuhet që është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”. Firma ligjore me bazë në Panama mund ta kishte ndryshuar mendjen e tij. Mossack është në qendër të një skandali të madh fiskal dhe pastrimit të parave, që po vjen në dritë me të ashtuquajturën “dokumentat e  Panamasë”. Çfarë saktësisht janë këto dokumente dhe pse ata kanë rëndësi, shpjegon The Economist?
Kompani të tilla si Mossack janë të specializuara për të ndihmuar të huajt të fshehin pasurinë. Klientët mund të duan të mbajnë paratë larg nga gratë me të cilat do divorcohen së shpejti, të shmangin sanksione, të pastrojnë paratë, ose të shmangin taksat. Mjetet kryesore për ta bërë këtë janë kompani anonime guacka (të cilat ekzistojnë vetëm në letër) dhe llogaritë përtej detit në parajsat e taksave (të cilat shoqërohen me ruajtje të sekretit bankar dhe mjedis me taksa të ulëta). Këto struktura fshehin identitetin e pronarit të vërtetë të parave, duke i kanalizuar në juridiksione të tilla si Panama.

Por autoritetet (dhe ish-gratë e pakënaqura) vetëm sa kishin bërë pak pushim. Mbi 11 milion dokumente kanë rrjedhur nga zyrat e fshehta të Mossack. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) këtë fundjavë doli në publik me të gjetjet e tij se firma kishte, me dashje ose pa dashje, ndihmuar klientët të shmangnin tatimin, të pastronin para, ose të maskonin origjinën e tyre. Më e habitshme se metodat e tyre, të cilat janë të njohura, ishte shkalla e aktivitetit dhe njerëzit e përfshirë. 2.6 terabyte të dhëna mendohet të përmbajnë informacion në lidhje me 214,500 kompanitë në 21 juridiksione përtej detit dhe emrat e më shumë se 14.000 ndërmjetës (të tilla si bankat dhe firmat e ligjit), me të cilët thuhet se ka punuar firma ligjore. Edhe pse në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se të gjitha këto janë kriminale ose kanë punuar në hije, shembujt e parë publike kanë përbërë lajm. Në listë janë njerëz si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili premtoi se do të shiste interesat e tij të biznesit me marrjen e detyrës. Ai duket se ka transferuar vetëm asetet në një guackë përtej detit. Krerë të tjerë të qeverisë, ai i Rusisë, Vladimir Putin dhe Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson janë të dyshuar se kanë fshehur pronësinë e aseteve përtej detit duke i vënë ata në emrat e miqve apo të afërmëve. Mossack mohon çdo keqbërje, ashtu si z Gunnlaugsson. Një zëdhënës i zotit Putin ka denoncuar akuzat si një rast  i “Putinofobia”.

Pas cilësimeve fillestare dhe turpit, do të bëhet më e qartë në javët e ardhshme se cilët i kanë përdorur këto struktura për arsye të dyshimta. Ndërsa shembuj të industrisë përtej detit, që kanë mundësuar diktatorët, terroristët dhe kartelet e drogës (me të drejtë) do të tërheqin pjesën më të madhe të vëmendjes, do të ishte një turp nëse elemente të tjera do të shpëtojnë. Industria globale e ofruesve të shërbimeve, të cilat shesin sekretin financiar për ata që mund të përballojë atë, në disa raste vetëm sa i ka vënë festen mby sy politikave tatimore të hartuara dobët.. Rreth 8% e pasurisë botërore ($ 7.6 trillion sipas Gabriel Zucman, ekonomiste) ndodhet në llogari përtej detit, shumica e të cilës e vendosur në mënyrë të përkryer me ligj. Por e ligjshme apo jo, gazetat që janë duke u nisur nga rasti i Mossack dhe të ngjashme si ai do të arrijnë një akord. Ata janë në një mendje me idenë mbizotëruese: ka një shkëputje themelore mes elitave globale dhe pjesës tjetër, për të cilët taksat janë aq të sigurta sa vdekja./Monitor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img