29,03,2024

Përse është i rëndësishëm Nagorno Karabaku?

Must Read

B4953400-7930-4AD0-870D-E85C91D57788_cx0_cy3_cw0_w1000_r1_s_r1

Kriza në Nagorno Karabak mund të jetë për shumë njerëz një konflikt i vogël në një vend të largët.

Por, roli i Kaukazit në tregtinë e energjisë globale dhe potenciali për luftë të gjerë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë janë arsye të mjaftueshme për të mos larguar vëmendjen nga armëpushimi që është arritur më 5 prill.

Dy tubacione transportojnë naftë dhe gaz nga Azerbajxhani drejt perëndimit nëpër Kaukaz dhe të dy kalojnë në afërsi të enklavës kontestuese të Nagorno Karabakut. Zgjerimi i konfliktit mund t’i rrezikojë të dy tubacionet, ashtu si edhe shpresat e Evropës për t’u lidhur me rajonin Kaspik, me qëllim të reduktimit të varësisë nga gazi rus.

Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi i konfliktit mund të tërhiqet edhe në fuqitë fqinje, falë paktit ushtarak të Armenisë me Rusinë dhe paktit të Azerbajxhanit me Turqinë. Kjo mund të çojë në konfrontim midis Moskës dhe Ankarasë, të cilat tashmë janë në mosmarrëveshje në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe rrëzimin e një aeroplani rus nga forcat turke, nëntorin e kaluar.

Rajoni Kaspik ka rezerva të pasura të naftës dhe të gazit, të cilat vendet rajonale duan t’i eksportojnë në Evropë. Megjithatë, ka vetëm dy rrugë të eksportit. Njëra është në veriperëndim përmes Rusisë, tjera në jugperëndim nëpër Kaukaz.

Rruga përmes Rusisë nuk i përmbush planet afatgjate të Evropës që një ditë të lirohet nga varësia me Rusinë për furnizim me energji. Pakënaqësia e Bashkimit Evropian me këtë mbështetje është rritur me vite, pasi Rusia e ka përdorur energjinë si mjet të politikës së jashtme, përkatësisht për të ushtruar presion në vendet si Gjeorgjia dhe Ukraina. Në disa raste, ndërprerjet e gazit për Ukrainën, për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin, kanë shkaktuar mungesë të rrymës në shtetet lindore të BE-së.

Kjo është arsyeja përse Evropa i çmon dy tubacionet që aktualisht bartin energjinë nga Kaspiku nëpërmjet Kaukazit dhe shpreson të shohë më shumë të tillë në të ardhmen. Por, këto shpresa janë të kufizuara për aq kohë sa konflikti në Nagorno Karabak mbetet i pazgjidhur.

“Shpërthimi potencial i zjarrit për Nagorno Karabakun ka gjasa t’i ndikojë të dyja këto tubacione. Ato kanë rëndësi të madhe fillimisht për Azerbajxhanin, pastaj për Turqinë dhe në një masë më të vogël për Evropën dhe ekonominë globale”, thotë Theodoras Tsakiris, profesor i energjisë, gjeopolitikës dhe ekonomisë në Universitetin e Nikozisë në Qipro.

Ai vë në dukje se në rast të një konflikti të gjerë, Azerbajxhani ka gjasa të mbyllë tubacionet për arsye të sigurisë, më konkretisht për të shmangur derdhjet e naftës dhe rrjedhjet e gazit nëse ato dëmtohen.

Sa rrezikon Evropa?

Rruga nga kalojnë tubacionet e naftës dhe gazit...

Rruga nga kalojnë tubacionet e naftës dhe gazit…

Ndikimi i parë në Evropë do të jetë furnizimi me naftë. Lidhja e tubacionit nga Bakuja në Cejhan, në bregun lindor të Mesdheut në Turqi, bart rreth një miliard fuçi nafte në ditë – shumica e të cilave shkojnë në Evropë, e madje disa edhe në Izrael.

Tsakiris thotë se çdo ndërprerje do të ishte hap prapa për Evropën, që synon të zvogëlojë mbështetjen aktuale nga Rusia për 35 përqind të furnizimeve me naftë. Megjithatë, ndërprerja nuk do t’i ndikonte çmimet e naftës, për shkak të mbifurnizimit të tregut botëror.

Më pak shqetësuese për Evropën do të ishte ndërprerja e gazit natyror nga Kaspiku. Aktualisht, të 9 miliardë metrat kub të gazit që kalojnë përmes Azerbajxhanit, shkojnë në tregun turk. Megjithatë, ashtu si me naftën, Brukseli shpreson që një ditë të përdorë gazin nga Kaspiku, prapë për të zvogëluar varësinë nga Rusia.

Kërcënimi tjetër që paraqet përshkallëzimi i konfliktit në Nagorno Karabak është mundësia e zgjerimit të tij në shtetet fqinje.

Azerbajxhani dhe Turqia, që është anëtare e NATO-s, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Partneritet Strategjik dhe Mbështetje të Ndërsjellë në vitin 2010. Me këtë marrëveshje, të dyja palët janë zotuar se do të mbrojnë njëra-tjetrën “duke përdorur të gjitha mundësitë” në rast të agresionit ushtarak.

Dy vendet kanë bërë edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake. Shqetësues për Jerevanin ka qenë një ushtrim ushtarak vitin e kaluar në enklavën Nakçivan të Azerbajxhanit, përgjatë kufirit jugperëndimor të Armenisë. Kjo ka rritur mundësinë se në çfarëdo konflikti të madh ushtarak, Jerevani mund të përballet me një luftë me dy fronte me Bakunë, në të cilën mund të ndërhyjë Turqia.

Po aq e rrezikshme është edhe mundësia që Rusia të ndërhyjë në anën e Armenisë, në bazë të Traktatit të Tashkentit për Sigurinë Kolektive, të nënshkruar më 1992. Çdo përballje e tillë mund të rrisë tutje tensionet midis Rusisë dhe Turqisë, të cilat e shohin veten si fuqi të mëdha rajonale.

Ankaraja, me paktin e saj ushtarak me Bakunë, e konsideron Azerbajxhanin pjesë të sferës së saj të ndikimit.

Rusia, me mbështetjen për Armeninë, ku i ka të vendosura përgjithmonë 5,000 trupa, e ka bërë të qartë se e konsideron K

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img