23,04,2024

Thaçi inaugurohet në qytet, pa qytetarë!

Must Read

Petrit Musolli

Nga Petrit Musolli

Kur një president vendos të bëjë inaugurimin e tij në qytet, në ndonjë hapësirë të hapur publike, nënkupton se mysafirët e tij, në radhë të parë e mbi të gjithë, janë qytetarët! Kjo është edhe ideja e inaugurimeve të presidentëve në hapësirat publike. Ku qytetari e presidenti bashkëpjesëmarrin në një ceremoni “besëlidhje” mes vete! Përndryshe, inaugurimi në qytet e pa qytetarë, është hipokrizi!

Në inaugurimin e homologut të Thaçit, presidentes kroate, por edhe të presidentëve tjerë, të cilët kanë zhvilluar ceremoni inaugurimi në hapësira të hapura publike, zakonisht kanë dominuar turma të qytetarëve me familjet e tyre e fëmijët mbi supe, të cilët bëhen bashkëpjesëmarrës të ceremonisë, ndoshta, më të rëndësishme shtetërore. Sepse, postet përfaqësuese, sado mund të jenë simbolike, ato simbolizojnë frymën përfaqësuese të një shoqnie!

Prandaj, nëse Thaçi ka dashur të inaugurohet në shesh, është dashur të kalkulojë edhe pjesëmarrjen e qytetarëve, si në inaugurimet e të gjithë homologëve që synoi t’u ngjajë. Sepse, Thaçi, sot, nuk u betua para qytetarëve, qysh tentoi dhe do të tentojë ta prezantojë, nesër.

Diplomatët e përfaqësuesit politik në përgjithësi, janë mysafirë nderi dhe presidenti nuk ka kurrfarë obligimi kushtetues t’u betohet atyre, të paktën jo në publik. Pas betimit të obliguar kushtetues në Kuvend, vetëm një inaugurim publik – me qytetarë, do të kishte pasur kuptim dhe arsyetim për ceremoninë e sotme.

Por, si u zhvillua sot kjo ceremoni, duke i mbajtur qytetarët sa më larg e parë si kërcënim për një ngjarje, që së pari e mbi të gjitha, do të duhej të ishte për ta dhe besimin e tyre, vetëm sa e demonstroi paaftësinë përfaqësuese, të një presidenti të sapobetuar!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img