20,04,2024

Tentuan të trafikojnë 18 afganë drejt Kosovës, arrestohen 6 persona

Must Read
Policia

Të arrestuarit kryenin kontrabandimin e shtetasve të ardhur nga Lindja e Mesme nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Emigrantët hynin nga kufi jeshil midis Greqisë dhe Shqipëria dhe vazhdonin më tej drejt Kukësit, duke kaluar gjithashtu nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Egzon Tusha, 22 vjeç, banues në Morinë, Kukës.

Liridon Duraku, 20 vjeç, banues në Morinë, Kukës.

Hamid Rahmani, shtetas afgan, 44 vjeç, banues ne Afganistan.

Ndriçim Duraku, 26 vjeç, banues në Morinë, Kukës.

Shkëlzen Duraku, 39 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Admir Ademaj, 28  vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

“Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vendin e quajtur Rruga e  Kombit,  në dalje të tunelit  të Kalimashit, me drejtim lëvizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetri,  janë kapur në flagrancë, duke transportuar 18 shtetas të dyshuar afganë,  me automjetin mikrobus tip “Volswagen”, me targë AA 658 NC, të cilët  nëpërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, me destinacion BE”, sqaron policia.

Materialet do t’i  kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për  veprat penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Organizata kriminale”.

The post Tentuan të trafikojnë 18 afganë drejt Kosovës, arrestohen 6 persona appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img