15,10,2024

Haradinaj kërkon privilegje për 111 deputetëve të 2 Korrikut 1990

Must Read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një kumtese, në lidhje me Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990, kërkon që 111 deputetët e asaj kohe të gëzojnë statusin e deputetit dhe privilegjet me këtë statut.

“Të gjithë ata, pa përjashtim, duhet ta gëzojnë statusin e deputetit dhe të gjitha privilegjet që shkojnë me këtë status. Shteti dhe shoqëria e Kosovës, duke e njohur statusin e tyre, e njohin historinë e vet dhe rolin që pati ky brez i deputetëve në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të Kosovës për pavarësi. Ky është obligim yni”, ka kërkuar Haradinaj. “Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990, është njëra prej ngjarjeve më domethënëse në rrugëtimin e Kosovës, drejt pavarësimit të saj. 111 deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan një deklaratë, me të cilën e shpallnin Kosovën, njësi të barabartë në federatën apo konfederatën jugosllave, dhe ky ishte hapi i parë institucional drejt pavarësimit të Kosovës”.

111 deputetët shqiptarë, dhe të tjerë nga radhët e pakicave joserbe, sipas Haradianjt, treguan pjekuri dhe përgjegjësi të lartë politike, në raport me proceset që po kalonte Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img