26,04,2024

Të folurit tek foshnja: Ja kur duhet të fillojë të flasë bebja juaj

Must Read

Hapat e parë që fëmija juaj fillon të zhvillojë gjuhën e tij është të kuptuarit e fjalës dhe gjuhës rreth ambientit ku flitet.

Fëmija juaj do të marrë fjalët që janë të njohura për të, të tilla si emrat e kafshëve shtëpiake ose të vëllezërve apo motrave dhe do t’i shpreh me zë ato.

Pastaj pas 12 muajve, foshnja juaj do të krijojë tinguj si ‘mama’ apo ‘baba’, dhe kjo është mjaft normale.

Në rreth 15 muaj, fëmija juaj mund të ngrejë zërin në fund të një pyetjeje ose të bëjë me gjeste kur dëshiron të tregojë diçka, transmeton Gazeta Shneta.

Fëmija juaj do të fillojë të kuptojë fjali dhe komanda, të tilla si: merre dhe dërgoja këtë babait, e të ngjashme.

Rreth moshës dy vjeçare, fëmija juaj mund të dijë rreth 100 fjalë.

Nëse foshnja juaj po vonon apo ka probleme me të folurit atëherë flisni me një profesionist shëndetësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img