25,04,2024

Takimi Rama-Basha, më 6 qershor në Pallatin e Kongreseve

Must Read
Edi Rama, Lulzim Basha

Megjithatë, komunikimi nuk u ndërpre nga ky vendim. Demokratët nuk e pranuan si vendtakim të përshtatshëm sallën e hartave në Kryeministri, e as propozimin e parë të qeverisë që takimi të kryhej këtë të enjte.

Kjo do të ishte një ditë që rivalizonte atë të seancës plenare, që demokratët kishin marrë vendim për ta bojkotuar. Të hënën, të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve. Por kjo është vetëm në parim.

Top Channel ka mësuar se stafet nuk kanë komunikuar që nga e hëna për të caktuar modalitetet thelbësore: formatin e takimit dhe axhendën e tij, siç ka kërkuar stafi i kryetarit të Partisë Demokratike.

Ekspertë të opozitës që kanë marrë pjesë në takime të ngjashme, si ai i arritjes së marrëveshjes së 2002-shit mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, thonë se takime të këtij niveli kërkojnë një përgatitje shumë të mirë, madje edhe me draftmarrëveshje të rakorduar paraprakisht.

Një rol të tillë atëherë e kanë kryer ambasadorët e OSBE-së dhe Këshillit të Europës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet, ndërsa tani, pjesën e vështirë të negociatave paraprake po e kryen ambasadori amerikan Donald Lu. Në lojë janë dy drafte paralele për Reformën në Drejtësi, si dhe ajo që opozita e quan prioritetin numër 1 të saj, Reformën Zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik.

The post Takimi Rama-Basha, më 6 qershor në Pallatin e Kongreseve appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img