24,04,2024

Svarqa demanton Selcën: Nuk do të ndërtohet përmendorja e Enver Hoxhës

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa ka mohuar deklaratat se ai përkrah ndërtimin e përmendores së Enver Hoxhës në Ferizaj.

Një gjë të tillë e tha sot Erlad Selca nga Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës.

Mirëpo Svarqa në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk i njeh fare këta njerëz, dhe se ndërtimi i përmendores së Enver Hoxhës nuk do të ndodhë.

“A janë normal këta njerëz, a çfarë janë duke bërë. Mua në jetën time kurrë askush nuk mu ka drejtuar, as nuk kam kontakte me ta, e as nuk kam prit njeri të gjallë prej tyre dhe as që i njoh”, ka thënë Svarqa për Telegrafin, duke shtuar se nuk e di se produkt i kujt mundet me qenë kjo.

I pari i Ferizajt më pas ka thënë se qyteti i tij nuk është këtu me i plotësua apetitet e disa njerëzve të dështuar.

“Nuk mundet me ndodhë kjo në Ferizaj derisa ta kemi shumicën si qeverisje komunale, se nuk ka mbet Ferizaj me i plotësu apetitet e disa njerëzve të dështuar”, tha Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img