22,06,2024

AAK diskuton për protestën e 14 majit

Must Read

menduh-thaqi-ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-13-7062

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues të partisë, brenda të cilit u diskutua për mobilizimin e protestës së 14 majit, protestë kjo e paralajmëruar nga AAK. Këtë mbledhje e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se AAK po punon për të mirën e vendit.

“Sot në takimin e Këshillit Drejtues të AAK-së u diskutua për mobilizimin e protestës së radhës që do të mbahet me 14 Maj në Prishtinë. AAK-ja po punon për të mirën e vendit.!”, ka shkruar Lekaj, i cili në postim i ka bashkangjitur edhe disa fotografi.

Pas protestës së anuluar nga opozita e bashkuar, Aleanca e Ramush Haradinajt, e vetme, më 8 prill ka marrë vendim që të protestojnë me 14 maj, duke paralajmëruar protestë paqësore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img