20,04,2024

Sulmuesit e aeroportit “Ataturk” janë nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani?

Must Read

Sipas agjencisë “Associated Press”, tre sulmuesit vetëvrasës të cilët të martën kryen sulm të përgjakshëm në aeroportin e Stambollit “Ataturk”, vinin nga Rusia, Kirgistani dhe Afganistani. Kjo agjenci e lajmeve iu referohet burimeve të zyrtarëve turq.

Më herët ishte raportuar se shërbimi sekret i Turqisë, beson se të paktën njëri nga tre sulmuesit që dyshohet të jenë të Shteti Islamik, ishte shtetas i huaj, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që në sulm të jenë të përfshirë të huaj”, ka deklaruar një burim nga shërbimet e sigurisë.

Besohet se njëri prej sulmuesve ishte çeçen, raportojnë mediat turke.

E përditshmja “Hurriyet”, e ka quajtur sulmuesin si Osman Vadin, i cili para 32 ditëve kishte mbërritur në Stamboll, ku kishte marrë me qira një apartament dhe kishte paraqitur një pasaportë rus si dokument identifikimi.

Ai ishte futur në Turqi përmes qytetit sirian Raqqa, që cilësohet si kryeqyteti i vetëshpallur i Kalifatit.

Taksisti Mahmut Bagis, i cili i kishte dërguar terroristët deri në aeroport, ka deklaruar para gazetarëve se ata flisnin një gjuhë të huaj të cilën ai “nuk kishte mundur ta kuptojë”.

Përmes ekstremizmit islamik, Rusia ia doli në Luftën e Dytë të mposht popullin çeçen, duke infiltruar në radhët e tyre ideologji fetare jo kombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img