04,10,2024

Kosova rrezikohet për eskalim të situatës

Must Read

Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi ka futur në telashe banorët e brezit kufitar Kosovë – Mali i Zi, të cilët dërgojnë mesazhe për eskalim të situatës. Ata thonë se tash e tutje nuk do të japin llogari për veprimet e tyre.

Marrëveshja për Përcaktimin e Vijës Kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka revoltuar tej mase shqiptarët e rajonit të Dukagjinit dhe të Rugovës.

Ata i kanë dërguar “selam” Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa, se nuk do të lejojnë të humbasin dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe në këtë drejtim priten të organizohen dhe ta mbrojnë pronën e tyre.

Por, nuk janë vetëm banorët që po e kundërshtojnë këtë Marrëveshje, janë edhe partitë politike të taborit opozitar, të cilat kërkojnë që Marrëveshja si e tillë të shkojë në Kuvend për ratifikim, derisa thonë se më këtë Marrëveshje janë humbur gati 10 mijë hektarë tokë.

Edhe njohësit e çështjeve të sigurisë druajnë se nëse nuk merren parasysh qëndrimet e qytetarëve atëherë ka rrezik të eskalimit të situatës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë për “zeri.info”, se paralajmërimet publike të banorëve të asaj pjese duhet të merret seriozisht. Ai ka thënë se Institucionet e Kosovës e kanë për obligim të shtensionojnë situatë.

“Mendoj se paralajmërimet publike të banorëve të asaj pjese duhet të merret seriozisht. Institucionet e Kosovës e kanë obligim të shtensionojnë situatën. Tash për tash, e shoh situatën mjaft të tensionuar dhe të lëndueshme lehtësisht. Tensionimi i përgjithshëm i situatës së sigurisë është rezultat i faktorëve politik, ekonomik, keq-qeverisjes, humbjes së besimit në institucione, ekstremizmit, veprimeve shumë agresive të Serbisë, krizës politike, si dhe demarkacionit të gabueshëm. Qartësisht, thellimi i krizës mund të çojë në përkeqësim të sigurisë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se institucionet duhet patjetër të shtensionojnë situatën përmes bashkëpunimit ndërpartiak, bashkëpunimit me qytetarët dhe përmirësimit të gabimeve, përfshirë edhe versionin e tashëm të demarkacionit.

Po ashtu edhe Avni Islami njohës i çështjes të sigurisë ka thënë se Demarkacioni me Malin, siç duket nuk do të kalojë aq lehtë ashtu si u mendua në fillim.

“Demarkacioni me Malin e Zi, siç duket nuk do të kaloi aq lehtë ashtu si u mendua në fillim. Çdo këmbëngulje e qeveris aktuale për ratifikim të marrëveshjes do të sillte një tensionim të asaj pjese e ndoshta edhe konflikt në mes banorëve të asaj ane dhe forcave të sigurisë së Malit të Zi”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se deklaratat publike të Presidenti Thaçi dhe deputetit Adem Grabovcit sipas tij lënë të kuptojnë se diçka nuk është në rregull.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img