15,10,2024

Kryetari Vehapi mbajti debatin e parë publik me qytetar për vitin 2016

Must Read

Kryetarit i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi mbajti sot debatin e parë publik me qytetarë të rregullt , ku i informoi për punën dhe zhvillimet e gjithmbarshëm në Komunë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Gjatë debatit kryetari Vehapi, përveç se i ka njoftuar të pranishmit me punën dhe zhvillimet e gjithë mbarëshme Komunale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, ai i’u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve të cilët ishin në këtë debat. Të pranishëm në debatin e organizuar nga kryetari ishin: drejtorët e drejtorive, kryetarët e lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Rahovecit, nxënës të ShMLP ”Selajdin Mollabati-Mici”, në qytetin e Rahovecit.

Në pjesën e parë, kryetari Vehapi njoftoi pjesëmarrësit në debat, me aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë përfunduar gjatë gjashtëmujorit të parë ku tha se është investuar në përmirësimin e infrastrukturës në fshatin Pataqan i Ulët, ku janë kubëzuar 500 metra rrugë, ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Pastasellë-Koznik me gjatësi 3800 metra, në fshatin Sopniq janë kubëzuar 451 metra rrugë, në fshatin Kramovik, janë kubëzuar 937.99 metra rrugë, në fshatin Pastasellë janë kubëzuar 681.51 metra rrugë, në fshatin Vrajak janë kubëzuar 481.51 metra rrugë, në qytetin e Rahovecit janë kubëzuar 80 metra rrugë, ka filluar ndërtimi i trotuarit në rrugën e UÇK-së me gjatësi 1200 metra, poashtu është asfaltuar edhe rruga që lidh rrugën “Gëzim Hamza-Piktori” me rrugën “28 Nëntor”, në qytetin e Rahoveciti.

Kryetari i informoi të pranishmit në debat se është punuar edhe në infrastrukturë nen rrugore dhe ujë të pijshëm siç është ujësjellësi në fshatin Pastasellë, ku ka përfunduar shtrirja e gypave të ujësjellësit dhe është duke u punuar edhe në ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Zatriq, ka përfunduar kanalizimi në fshatrat Pastasellë-Polluzhe.

Në informimin e tij kryetari foli edhe për investimet në sektorin e bujqësisë ku tha se janë rregulluar rruga fushore në fshatin Zaqisht – Vreshtat – Izbisht në gjatësi 2430 m , rruga fushore Paskedol – Jolgjin – Patok me gjatësi 3381m, Rruga fushore Dacakoll – Hamoviç – Paskidol me gjatësi 3862 m, Rruga fushore afër Lumit të Bellajës në Fortesë me gjatësi 1125m. Gjatësia e përgjithshme, e rrugëve fushore të rregulluara deri me tani është 10 798 m, dhe ky projekt është projekt dy vjeçar. Ai tha po ashtu se janë ndërtuar 93 sera me participim”, (75% Komuna, kurse 25% fermeri), sipërfaqja e një sere është 150m², vlera e përgjithshme e këtij projekti është 77 000 euro.

Kryetari Vehapi foli edhe për sektorin e financave, ku tha se Komuna e Rahovecit për vitin 2016, operon me buxhet prej : 11,384.998.00, të përberë nga grandi qeveritar dhe të hyrat vetanake me këto shuma: grandi qeveritar është 10,226,984.00 euro, ndërsa të hyrat vetanake janë 1,158,014.00 euro. Deri me tani janë zotuar 1,450 lëndë dhe janë kryer 1,260 pagesa, shpenzimi i buxhetit në gjashtëmujorin e parë është 51.24%.

Në pjesën e dytë të debatit, qytetarët i bënë pyetje kryetarit, pyetjet kryesisht kishin të bënin me investimet në infrastrukturë rrugore, ndriçimin publik, krijimin e hapësirave gjelbëruese, mbeturinat e ngurta, rregullimin e kanalizimeve.

Pyetjet e bëra nga ana e qytetarëve, përgjigjet i morën nga kryetari Vehapi, i cili u tha se ka pasur investime dhe do të vazhdohet në investime të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve. Investime do të ketë në qytetin e Rahovecit dhe po ashtu edhe nëpër fshatra të Komunës së Rahovecit.

Gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur debati, përmes video projektorit, të pranishmit në debat kanë pasur mundësin që përmes fotove ti shohin aktivitetet në përurimet e projekteve dhe takimet të cilat i ka zhvilluar kryetari dhe qeveria komunale e Rahovecit , me personalitete të ndryshme si vendore edhe ndërkombëtare.

Kryetari Vehapi, në mbyllje të debatit pas diskutimeve të shterura, u shpreh se ka edhe shumë për tu punuar edhe vitin e ardhshëm, por gjithmonë do të shikojmë se sa do të ketë buxhet, kurse për shqetësimet, sugjerimet dhe vërejtjet mund të them se ishin me vend./Lajm

rahoveci1

rahoveci2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img